Couverture fascicule

Studime për Prehistorinë e Shqipërisë, Frano Prendi, Adem Bunguri, 2014

[compte-rendu]

Année 2015 39 p. 400
doc-ctrl/global/pdfdoc-ctrl/global/pdf
doc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/resetdoc-ctrl/global/reset
doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw
Page 400

400

Studime për Prehistorinë e Shqipërisë

Autorë : Frano Prendi, Adem Bunguri Monografi me bashkautorë Tiranë 2014 ISBN 978-9928-172-18-1 Kjo monografi përbëhet nga 5 kapituj, të paraprirë nga një hyrje e shkurtër, pozita gjeografike dhe historiku i kërkimeve prehistorike. Ai ka 411 faqe dhe 178 tabela. Kapitujt janë renditur kronologjikisht dhe mbi baza tematike. Kapitulli i parë i kushtohet epokave të Paleolitit dhe Mezolitit në Shqipëri. Fillimisht trajtohen karakteristikat e secilës epokë dhe më pas kalohet në përshkrimin e vendgjetjeve kryesore arkeologjike të tyre. Tre kapitujt në vijim i kushtohen epokës së Neolitit dhe veçorive të saj në Shqipëri. Kështu, kapitulli i dytë analizon periudhën e Neolitit të Hershëm në Shqipëri duke fillimisht karakteristikat kryesore dhe me pas renditen grupet e ndryshme kulturore të renditura sipas zonave të identifikuara. Kapitulli i tretë përmbledh të dhënat e studimeve mbi Neolitin e Mesëm duke folur në tërësi për gupet kulturore të identifikuara dhe në veçanti për vendgjetjet e tyre. Kapitulli i katërt shqyrton Neolitin e Vonë në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtin organizim si dy të mëparshmit. Kapitulli i pestë trajton periudhën e Eneolitit në Shqipëri duke dhënë karakteristikat e epokës dhe vendbanimet kryesore. Në fund të çdo kapitulli jepen përfundimet përkatëse. Punimi mbyllet me konkluzionet e përgjithshme, një apendiks informativ të përbërë nga disa lista e vendbanimeve të periudhave të marra në shqyrtim, si dhe të dhënat e radiokarbonit për datimin e këtyre vendgjetjeve ose vendbanimeve, bibliografinë, një indeks të plotë të emrave si dhe tabelat. M onografia sjell një vështrim më të plotë të kulturave prehistorike të Shqipërisë dhe përmbledh në një vëllim të vetëm problematikën e tyre si dhe rezultatet e reja që vijnë nga gërmimet dhe kërkimet e fundit arkeologjike. Kjo e bën monografinë një studim të përditësuar mbi këto çeshtje. Ajo hedh dritë mbi proçeset e rëndësishme të neolitizimit duke trajtuar një numër të konsiderueshëm vendbanimesh dhe kategori të larmishme gjetjesh.

Albana META